Ligji që lejon Policinë të përgjojë, Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin
Ligji që lejon Policinë e Shtetit që të përgjojë pa marrë autorizim paraprak nga Prokuroria, ka kaluar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo vjen pas kërkesës nga Komiteti i Helsinkit dhe Avokati i Popullit. Për ta ligji cenon privatësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme, nga ana tjetër shprehet se ”përgjimet” nuk shpërbejnë dhe nuk do të përdoren si prova, por do të përdoren vetëm për punën e policisë, për të parandaluar ngjarje kriminale.