Lihen në burg 9 të arrestuarit për tërmetin para gjykatës

Janë lënë në burg 9 të arrestuarit nga në lidhje me shembjen e pallateve dhe shtëpive që shkaktuan 23 viktima dhe qindra të plagosur pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pas tërheqjes për marrjen e vendimit, gjyqtari Paulin Cera dha masën “arrest me burg” për të gjithë të arrestuarit.

Prokuroria kërkoi masën ‘Arrest me burg’ për të arrestuarit ndërsa avokatët masë më të lehtë shtrënguese

Të arrestuarit dolën sot (17 dhjetor) para Gjykatës së Durrësit për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Tre prej tyre akuzohen për veprën penale të vrasjes, ndërsa 6 të tjerë për shpërdorim detyrë dhe abuzime.

Me akuzën më të rëndë përballet 53-vjeçari Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme.

Shkak për këtë veprim është vdekja e kryekomisar Bajram Hajdarmetaj.

Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas.

Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë.

Ndërsa 6 të tjerët, mes të cilëve, ish zyrtarë të ALUIZNI-t, inspektorë të INUV Durrës dhe projektues akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer veprën penalë të shpërdorimit të detyrës.

Në kërkesën për masat e sigurisë, grupi i hetuesve të prokurorisë së Durrësit ka faktuar shkeljet e ndërtuesve dhe zyrtarëve të shtetit.

Por akuzat e prokurorisë janë kundërshtuar nga avokatët e të arrestuarve gjatë seancës me dyer të mbyllura që nisi prej orës 11 të paradites.

Policia preu 17 udhërarreste, por 8 të akuzuar i kanë shpëtuar arrestimit dhe janë në kërkim.  Katër prej tyre janë arratisur në Itali para operacionit, ndërsa të tjerët kërkohen nga policia.

Në prokurorinë e Durrësit janë marrë në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues.

Ndërsa hetimet përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi.

Akuzohen për vrasje me dashje

Kujtim Hasa, shefit të shërbimeve në Kavaleshencë

Rruzhdi Xheka, ndërtues “Hotel Mira Mare”

Avdulla Osmani, ndërtues “Hotel Tropikal”

Akuzohen për shpërdorim detyre

Arben Isaku, ish drejtor i ALUIZNI Durrës

Klajdi Lame, inspektort INUV Durrës

Albrend Qetka, specialist pranë ALUIZNI Durrës

Ahmet Doda, drejtor i Kavaleshencës Durrës

Defrim Celami, ekspert 

Nevjana Isufi, projektuese 

 Janë persona në kërkim

Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNI-t Durrës

Arben Qato,  pronar i Vila Palma
Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë 

Artur Cela, ish-drejtori i INUV
Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
Artemis Malko,  punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’
Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë

SHKARKO APP