Lihen në burg dy policët e Bashkisë, reagon Voltana Ademi: Heronjtë tanë, kjo është diktaturë
Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë për personat e arrestuar pas përplasjeve në KZAZ e këtij qyteti, duke caktuar arrest me burg për dy policët e bashkisë dhe arrest shtëpie për tre persona të tjerë.
Pas vendimit reagon ashpër kryebashkiakja Voltana Ademi, duke e quajtur këtë vendim të padrejtë dhe duke thënë se ata po mbahen peng si të burgosur politikë.
Reagimi i Voltana Ademit
Kjo eshte diktature! Drejtesia e kapur nga kryeministri antikueshtues le ne burg dy policet bashkia Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi u vendos te mbahen peng si te burgosur politike.
Edhe tre te tjeret, Adi Garuci, Aleks Ndoi dhe Oraldo Thepi do te duhet te qendrojne ne arrest shtepie. Te gjithe keta jane heronjte tane, heronjte e zgjedhjeve te lira e te ndershme, heronjte e fjales se lire!
Asnje hap pas! Perballe kryeministrit- fatkeqesi kombetare!
KOHA JONË SONDAZH

