Lihet në burg noterja që përfitoi miliona lekë nga mashtrimet përmes shitjes së banesave
Një shumë prej 72 milionë lekë, ku një person ka shitur shtëpinë dhe janë kryer procedura noteriale. Shuma qëndronte e bllokuar në llogarinë e noteres, deri në daljen e hipotekës.
Noterja i ka tërhequr lekët dhe nuk i ka kaluar në llogarinë e personit që kishte shitur shtëpinë. Kur personi ka kërkuar lekët, ajo i ka thënë që do t’i kthej dhe ka bërë deklerate noteriale për kthimin e parave.
Më pas si ka kthyer lekët dhe ai e ka denoncuar. Ky është vetëm një episode, por ka edhe 3 ose 4 kallezime të tjera që janë duke u verifikuar nga prokuroria.
“Jam e rënduar psikologjikisht, do flas në një moment të dytë te hetimit. Ndihem e kërcënuar dhe e frikësuar për shkak të eksplozibit që më vunë te makina”, ka deklaruar në gjykatë.
R. Koci u la në masën e arrestit me burg, për akuzën e “vjedhjes duke shpërdorar detyrën”.