Lija e majmunëve, nis trajnimi i mjekëve në Shqipëri
Persona të prekur nga lija e majmunit janë zbuluar dhe në vendet fqinje. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tregon se për të dalluar linë e majmunit nga sëmundje të ngjashme kanë nisur trajnimet me mjekët.
“Mjekët mund ta ngatërrojnë, por ka elemente të rëndësishme për tu ditur. Nis me temperaturë rritje të gjendrave limfatike shenja në lëkurë. Nisin nga fytyra, pëllëmbët shputat dhe në të gjithë trupin. Kalon në disa faza”.
Sëmundja tregon mjekja prek çdo moshë, zgjat rreth një muaj, përgjithësisht kalon lehtë, por tek personat me probleme të imunitetit mund të shkaktojë humbje jete.