Lija e majmunit, ekziston rreziku i një pandemie të re? Flasin ekspertët, tregojnë se çfarë e pret botën

Lija e majmunit përbën tashmë një emergjencë shëndetësore globale. Ky virus është i përhapur gjerësisht në Afrikë, sidomos në Kongo. Gjetja e një rasti në Suedi ka ngritur alarmin edhe në Europë. SHBA po ashtu ka ngritur alarmin shëndetësor.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për plan masash që të parandalohet përhapja. A jemi përballë një tjetër pandemie pas asaj të Covid-19? Kjo duhet e pamundur. Pandemitë si Covid-19 apo gripi i derrit, përhapen përmes ajrit dhe kanë virulencë të lartë.

Transmetimi i virusit “mpox” transmetohet nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit me lëkurë të personave të infektuar apo kontaktit të afërt në një distancë të shkurtër. Më rrallë nga objektet e kontaminuara. Ndryshe nga pandemia e Covid-19, për “mpox” ka vaksina dhe trajtime me medikamente.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi atë që na duhet për ta ndaluar mpox. Kjo nuk është e njëjta situatë me të cilën u përballëm në fillim të Covid-19, kur nuk kishte vaksina dhe ilaçe”, thotë Dr.Chris Bearer, drejtor i Institutit për Shëndetin Global i Universitetit Duke. 96% e rasteve me linë e majmunit janë të regjistruara në Kongo, një nga vendet më të varfëra në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?