Liman Morina emërohet Prefekt i Kukësit, zëvendëson Safet Gjicin

 

Liman Morina është emëruar Prefekti i ri i Qarkut të Kukësit, emërim i cili është bërë nga Kryeministri Edi Rama, pas kandidimit të Safet Gjicinë zgjedhjet vendore të 21 Qershorit për Bashkinë e Kamzës.

Prezantimi i Prefektit të ri është bërë nga përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, nga ku Liman Morina ka siguruar të gjithë qytetarët se do kryejë me përgjegjësi detyrën e tij si Prefekt, ndërkohë që ka theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit me të gjitha institucionet për të luftuar, sipas Morinës, fenomenin e korrupsionit me qëllim që qytetarët të marrin shërbime.

Bekim Murati, drejtori i koordinimit të prefekturave në Ministri, tha se Prefektura e Kukësit nga sot do të drejtohet nga një tjetër njeri i suksesshëm, ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe punën e bërë nga ish prefekti Safet Gjici.

Institucioni i Prefektit të Qarkut të Kukësit, nga sot do të drejtohet nga Liman Morina, i cili deri tani ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Krumë, ndërkohë që dy mandate të tjera ka drejtuar komunën Gjinaj në Has.

Vetëm një muaj më parë, ish prefekti Safet Gjici i paraqiti dorëheqjen Kryeministrit, pasi ky i fundit e kandidoi për bashkinë Kamëz.

Liman Morina është i treti titullar i emëruar në këtë pozicion, pasi fillimisht ishte Ram Hoxha që u zëvëndësua nga Safet Gjici e që tashmë ëhstë emëruar Liman Morina.

SHKARKO APP