Lind drenusha e zezë në Tiranë, fenomen i rrallë
Një drenushë me ngjyrë të zezë, e cilësuar si një fenomen tepër i rrallë në natyrë. Ngjarja ka ndodhur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Kafsha e vogël, vetëm disaditëshe, ka një gëzof të errët, pothuajse të zi, që e dallon dukshëm nga drerët e zakonshëm me ngjyrë kafe apo të kuqërremtë.
Shkaku i kësaj veçorie është melanizmi, një variacion i rrallë gjenetik që shkakton prodhim të shtuar të melaninës në lesh. Ky fenomen rezulton në një pamje ku ngjyra natyrale e kafshës zëvendësohet nga nuanca shumë më të errëta, duke e bërë drenushën të duket unike.
Kjo lindje e rrallë është jo veç një mrekulli për Kopshtin Zoologjik të Tiranës, por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për edukim dhe ndërgjegjësim mbi biodiversitetin. Vizitorët kanë tashmë mundësinë të njohin nga afër një fenomen që rrallë mund të shihet në natyrë, një dëshmi e bukurisë dhe misterit të jetës së egër.
KOHA JONË SONDAZH


