Lind foshnja 5,1 kg në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Një foshnjë me peshë 5,1 kg ka lindur këtë të shtunë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, përmes një postimi në Facebook.

“Arloni është vogëlushi që sot ka ardhur në jetë në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke peshuar plot 5.1 kilogramë. Mirë se erdhe në jetë, Arlon uroj që rrugëtimi yt të jetë i mbushur me shëndet dhe gëzim!”, shkruan ministrja.

Foshnja dhe nëna 25-vjeçare, nga Tirana, gëzojnë shëndet të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?