Lind shpresa për 2021, dy bebet e para janë oguri i mirë për Shqipërinë
2020 u mbyll si një vit i mbrapshtë dhe 2021 në Shqipëri nisi me një ogur dhe shpresë. Ajla dhe Meri janë dy vajzat e para që erdhën në jetë 1 minutë pas ndërrimit të viteve.
Këtë vit lajmi për beben e vitit e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila njoftoi në rrjetet sociale se Ajla dhe Meri lindën një minutë pas mesnate, duke thyer “mitin” e bebes së parë, pasi të dyja kanë lindur në të njëjtën minutë.
“Mirë se erdhët Ajla dhe Meri. Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur”-shkruan Manastirliu.