Linda dhe Edi Rama mbjellin “Ullirin e paqes” në Korijen e Kombeve. Vizitojnë Muzeun e Holokaustit

 

Gjatë vizitës së tij në Izrael, kryeministri Edi Rama dhe Linda Rama kanë mbjellë në emër të Shqipërisë ullirin e paqes në Korijen e Kombeve. “Nder i veçantë mundësia për të mbjellë në emër të Shqipërisë, ullirin e paqes në Korijen e Kombeve, ku edhe vendi ynë u bashkohet plot vendëve të tjera të pranishme prej vitesh me ullirin e tyre në një hapësirë ku pllaja e zhveshur dhe vullneti i njerëzve, kanë krijuar një pyll të mrekullueshëm”, shkruan Rama në Facebook. Dhe me pas shkruan per tjeter vizite.

Dje në Muzeun e Holokaustit, një eksperiencë rrëqethëse përballjeje me pamjet, faktet, shifrat e tmerrshme të tragjedisë së popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Çfarë mësimi i paçmuar për çdo individ dhe popull për mënyrën se si duhet të mbajë gjallë kujtesën e vuajtjeve që nuk duhet të përsëriten kurrë! (E pashmangshme të mos vajtosh nivelin mizerabël të kuptimit për rëndësinë e të shkuarës në vendin tonë, ku verbëria e injorancës ushqen debate e nxit përplasje idiotike kundër muzealizimit të së shkuarës… Të shohësh flamurët origjinalë hitleriane dhe vetë kasapin e popullit hebre që shfaqet i gjallë, sot e gjithë ditën përmes ekraneve të Muzeut të Holokaustit, dhe të mendosh se ç'bëjnë të verbërit në mexhelisin e politikës shqiptare kundër shëmbëlltyrës së një bunkeri si hyrje e muzeut të persekutimeve e torturave të Sigurimit të Shtetit, është për të vënë duart në kokë nga trishtimi e zemërimi bashkë!)

SHKARKO APP