Linda Rama prezanton platformën e saj online, www.linda.al

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ditën e sotme prezantoi platformën e saj online, uebfaqen “Linda.al”, që ashtu si dhe vetë ajo e tha është hapja e një porte të botës dixhitale mbi jetën e saj profesionale dhe qytetare.

Në faqen e parë të uebsajtit ajo ka postuar një foto të papublikuar më herët, një foto ku shihet teksa jep mësim në auditore.

Linda Rama ka përzgjedhur që të bëjë një përshkrim të shkurtër të jetës së saj profesionale, ku ka listuar arritjet akademike, diplomat e marra dhe eksperiencat e saja në auditore.

“Në 1987, është diplomuar me rezultate të mira për ekonomi në Universitetin e Tiranës. Puna e parë ishte në Kombinatin e Tekstileve në Tiranë, një sipërmarrje e madhe tipike socialiste që shëntoi kontaktin e parë me zbatimin praktik të një enokomie të ngurtësuar në plane të centralizuara. Në të njëjtën kohë ajo filloi të jepte mësim lëndën “Organizimi dhe Planifikimi i Ndërmarrjeve Industriale”, në Univeristetin e Tiranës.

Në 1990, me ardhjen e pluralizmit politik filloi fundi i një spiraleje në rënie të ndërmarrjeve shtetërore drejt falimentimit dhe për herë të parë kërcënimi i papundësisë masive. Në 1992, Linda u largua nga Shqipëria për në Universitetin e Evropës Qendrore me qendër në Pragë për të ndjekur studimet e avancuara pasuniversitare në ekonomi si përballja e parë me dilemat kryesore të kohës, si një mundësi për të kuptuar sfidën e paimagjinueshme që duhet të përballet dhe si një nxitje për t’u orientuar në një epokë të re.

Në 1994 ajo u rikthue angazhimit të saj me kohë të pjesshme si pedagoge dukë dhënë mësim Financë Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe më pas si pedagoge e Politikave Publike dhe Menaxhimit të Riskut Publik në Universitetin Europian të Tiranës. Më pas ajo u specializua në politikat publike, tregun e punës dhe zhvillimin e sektorit privat, duke punuar në të njëjtën kohë me projekte të rëndësishme ndërkombëtare.

Në 1996 mori doktoraturë në Shkenca Ekonomike me temën e reformës ekonomike dhe privatizimit masiv në Shqipëri”, shkruhet në faqen e saj.

SHKARKO APP