Lindi në makinë nga protesta, drejtoresha e maternitetit Geraldinë: Të dyja në gjendje të mirë shëndetësore

Një grua shtatzënë e solli fëmijën në automjet. Ajo ishte nisur drejt maternitetit, por për shkak të trafikut të krijuar nga protesta e PD, ka lindur në makinë, ndërsa mjeti devijoi rrugën për në spitalin e Traumës. Eliona Demaliaj, drejtoresha e maternitetit ”Mbretëresha Geraldinë” tregon gjendjen e nënës dhe vajzës së porsalindur. Ajo thotë se vajza dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa flet edhe rrezikun e lindjeve në kushte jospitalore.

”Për fat të mirë, gjendja shëndetësore e nënës dhe të porsalindurit është e mirë, është stabël. Po merr mjekimet e nevojshme, por janë në gjendje të mirë. Lindja duhet të kryhet në kushtet spitalore, rreziku është i madh i lindjes në kushte jospitalore, duke pasur parasysh rrezikun te fëmija të mos marrjes frymë apo hemorragjia tek nënat”, tha Demaliaj.

Po ashtu drejtoresha thotë se kishin dërguar ekipin me mjekë tek Trauma dhe nënës iu dha ndihma në kohë rekord. Asistenca e mjekëve, si mjekëve te Trauma ashtu edhe e mjekëve të maternitetit Geraldinë, ishte në kohë rekord. Nënës dhe fëmijës ju dha ndihma në kohë rekord nga të dyja ekipet. Në dërguam ekipet te spitali i Traumës, sistemi i shëndetësor i dha ndihmën e duhur në momentin e duhur dhe për fat të mirë gjendja e nënës dhe fëmijës është stabël.

SHKARKO APP