Lindita Nikolla pret kryetaren e Komunës së Preshevës
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, priti këtë të mërkurë kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Gjatë takimit u bisedua mbi mbështetjen e Kuvendit, qeverisë dhe të institucioneve shqiptare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sinani e informoi kryeparlamentaren shqiptare mbi disa të çështje të gjendjes aktuale të shqiptarëve të Luginës dhe nevojat për më shumë mbështetje nga Shqipëria.
Kurse Nikolla, garantoi Sinanin se Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i angazhuar për rritjen e mbështetjes për zhvillimin, mirëqenien dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si edhe të bashkëpunimit të tyre me qeverinë dhe institucionet e Shqipërisë.