Lindita Nikolla tregon se si do ta caktojë Kuvendi ish-kryeministrin Berisha

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në një bashkëbisedim me gazetarët u pyet se si do ta caktojë Kuvendi i Shqipërisë, Sali Berishën dhe nëse do të ketë ndonjë referencë për të.

Ajo tha se ish-kryeministri sot funksionon si një deputet pa grup parlamentar.

“Do të ketë vetëm referencën që lidhet me rregulloren e Kuvendit. Është vendimmarrja e grupit dhe deklarimi në frymë që është grupi parlamentar. Kryetarët që bëjnë listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit dhe grupi parlamentar i PD e ka nxjerrë jashtë grupit të tij deputetin Sali Berisha. Sot Berisha funksionon si një deputet pa grup parlamentar dhe nuk është vetëm”, tha Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?