Lindita Nikolla: Vrasja e nënkomisarit, alarm për të gjithë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar për vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama. Nikolla e cilëson vrasjen e efektivit të Krimeve një alarm për të gjithë. Nikolla bën thirrje që të ndalet pandëshkueshmëria, papërgjegjshmëria dhe korrupsioni.

”Vrasja në krye të detyrës e nënkomisarit Saimir Hoxha është një alarm për të gjithë. Policia e Shtetit humbi një oficer shembullor e të përkushtuar, dy fëmijët babain dhe familja njeriun e saj të dashur.

Duhet të reflektojmë të gjithë, për ligje më të ashpra kundër krimit, për forcë më të madhe goditëse ndaj kriminelëve e trafikantëve, për gjykime të pamëshirshme për krimet që marrin jetë njerëzish.

Swiss Digital Desktop Reklama

T’i themi Ndal pandëshkueshmërise, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në zbatimin e ligjeve apo kontrollin e zbatimit të tyre, të cilat i paguajmë me jetë njerëzish, për më tepër me jetë oficerësh dhe policësh të shtetit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?