Lindja e trenjakëve në Berat, prindërit të suprizuar: Ishim përgatitur për dy, se dinim për të tretin

Libonika Dodoveci, 25 vjeçe, banore e fshatit Drizë në  Kuçovë solli sot në jetë trinjakët gjatë një lindje çezariane.

Nëna e re që në shtatëzaninë e parë solli në jetë tre fëmijë, shprehet se është surprizuar sepse nga ekot e bëra kishte mësuar se priste dy binjakë dhe jo tre.

Libonika Dodoveci: Është lindja e parë, dy binjakë i dija por tre jo. Jam shumë e lumtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, babai i fëmijëve, Ervisi, i emocionuar shprehet se do të jetë jo e lehtë për të përballuar rritjen e trenjakëve dhe për këtë apelon për ndihmë sado të vogël.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ervis Dodoveci: Jam shumë i lumtur. Por e kam të vështirë, punë nuk ka. Kush mund të më ndihmojë. I bëj thirrje shtetit, bashkisë, komunës të më ndihmojnë se nuk kam aq ekonomi që të rris fëmijët.

Lindja e trenjakëve në Berat, prindërit të suprizuar:Ishim përgatitur për dy, se dinim për të tretin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?