Lindshmëria në Shqipëri vijon rënien, INSTAT: 6.8% më pak në 3 muajt e parë të 2024
Numri i lindjeve ra edhe në muajt e parë të 2024-ës. Të dhënat INSTAT tregojnë se për tremujorin e parë të këtij viti ka pasur 5.056 lindje, duke shënuar një rënie me 6,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023.
Ky është niveli më i ulët i lindjeve i të paktën 10 viteve të fundit. Sipas INSTAT të gjitha qarqet e vendit kanë regjistruar renie të numrit të lindjeve. Ulja më e madhe vërehet në Vlorë, Berat dhe Gjirokastër.
Vdekjet për këtë tremujor kanë rënë me gati 5% në krahasim me vjet, por numri është më i lartë se lindjet. Për pasojë shtesa natyrore e popullsisë rezulton negative, me gati 500 vdekje më shumë sesa lindje. Lindjet në vitin 2023 ranë në 23 mijë e 600 foshnje, niveli më i ulët regjistruar ndonjëherë.