Liqeni i Shkodrës, si Lungomarja në Vlorë

 Në takimin me të rinjtë që votojnë për herë të parë, kryeministri Edi Rama premtoi se Liqenin e Shkodrës do e kthejë në një nga pikat më atraktive të qytetit.

Kreu i qeverisë e krahasoi atë me Lungomaren e Vlorës dhe pedonalen e Himarës. “Ne kemi dashur të bëjmë më shumë për Shkodrën, por s’kemi bërë dot. Por dinastinë e marubëve dhe Vllazninë e Shkodrës, i nderuam siç nuk i nderoi në 27 vite PD-ja. Ju them që shumë shpejt se ai transformim i madh që po i bëjmë Vlorës, do ja bëjmë Liqenit të Shkodrës, do e kthejmë në një zonë ku të gjithë familjarë, vajza, djem e çifte ta shijojnë të gjithë mrekullinë e asaj zone që është lënë pas dore pas një çerek shekulli. Shkodra nuk ja dha kurrë si duhet notën. Shumë shpejt do të fillojmë rindërtimin e rrugës Shkodër-Velipojë. Do e kthejmë në rrugë automobilistike, jo në shteg dhish,” premtoi Rama në Shkodër.

Ai kritikoi dhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, se fle gjumë dhe nuk po bën ç’është e mundur për qytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtu në Shkodër, PD duhet të marrë ndëshkimin e merituar për të gjithë harresën.  Transformimin e madh që kemi nisur në Malësinë e Madhe, do e vazhdojmë edhe më shumë, ashtu si dhe në Pukë. Mos më thotë njeri që ne mbështesim vetëm ata që janë kryetarë bashkish socialistë. Ne mbështesim edhe bashkinë e Vaut të Dejes, se ne nuk i ndajmë komunitetet në socialistë e demokratë. Ne bëjmë gjithçka mundemi, aty ku i gjejmë në gjumë, e kemi të vështirë. Dua t’ju them se Shkodra ka rëndësi themelore për zhvillimin e Shqipërisë që duam se ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar” tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?