Liqeni në Tapizë në rrezik, banorët në panik
Në fshatin Tapizë të Krujës, banorët janë të shqetësuar nga rreziku që i kanoset nga shkarjet e tokës, të cilët mund të çojnë deri në shembjen e digës së liqenit. Ata kërkojnë të ndëryrje të menjëhershme, sepse çdo vonesë rrezikon shembjen e banesave, apo dhe ndonjë rrezik akoma më të madh.
Diga në liqenin e Tapizës, nga 30 metra linear nga krahu perendimor i saj ka pësuar shkarje të bazës, me një thellësi prej dhjetë metrash. Kjo mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme, ndaj dhe banorët janë të frikësuar.
Pranë liqenit janë afro 700 shtëpi banimi, dhe një dalje me kapacitet prej tetë milionë metër kub ujë do të prekë dhe aeroportin e Rinasit dhe akoma më shumë sipërfaqe teritor, përgjatë fshatrave fushorë në Krujë.
Banorët kërkojnë ndihmë se nuk ka më kohë për të pritur, dhe kushtet atmosferike me reshje e ndihmojnë akoma dhe më shumë reshqitjen e digës, këtu institucionet duhet të kryejnë ndërhyerjet e menjëhershme.
KOHA JONË SONDAZH

