Liri Berisha dhe Argita i dhanë lamtumirën Gerti Bogdanit, ja vështrimi i djalit të Enver Hoxhës

Në homazhet për Gerti Bogdanin që zgjatën tek Kuvendi për më shumë se 3 orë, ishte edhe familja e Sali Berishës, ndonëse ai e kishte të pamundur të merrte pjesë për shkak të arrestit shtëpiak.

Liri Berisha dhe vajza, Argita Malltezi i drejtohen Kuvendit për homazhe në nderim të Bogdanit. Mes personave që kthyen kokën ishte edhe djali i Enver Hoxhës, Sokol Hoxha, i cili duket i habitur sesi nuk u përshëndet nga dy zonjat.

Qytetaria e Bogdanit dhe respekti që kishte krijuar me natyrën e tij larg konflikteve, u shfaq në oborrin e Parlamentit, ku paraditen e të enjtes mijëra qytetarë, krerët e Shtetit dhe personalitete të të gjithë spektrit politik, u bënë bashkë për t’i dhënë lamtumirën ish-deputetit që u shua në moshën 44-vjeçare një ditë më parë, si pasojë e një arresti kardiak.

SHKARKO APP