Liri Berisha për Nënë Terezën: Nuk e prisja që të vendoste lule mbi varrin e Enver Hoxhës

Liri Berisha në librin e saj më të ri ”Nënë Tereza në jetën time”, përpos vlerësimit dhe admirimit për gruan shqiptare më famshme në botë, ka shprehur momente zhgënjimi për të. Berisha shkruan se nuk e priste që Nënë Tereza, gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri në 15 gusht 1989, të vendoste lule mbi varrin Enver Hoxhës si dhe të takonte të venë e diktatorit, Nexhmije Hoxhën.

Bashkëshortja e ish-kryeministrit shprehet e zhgënjyer për këtë veprim të Nënë Terezës, por nga ana tjetër nuk thotë asgjë për bashkëshortin e saj, Sali Berisha, pjesë e ish-Bllokut, doktor i Byrosë Politike dhe një njeri që shfaqej në oxhakun e Nexhmije Hoxhës, në varkë, dreka dhe darka me familjen e Enver Hoxhës si dhe në zyrën e Ramiz Alisë.

Liri Berisha ka një shpjegim se pse Nënë Tereza vendosi lule tek Varri i Enver Hoxhës. Sipas saj, ky veprimi ishte një kusht i fshehtë i regjimit, në këmbim të vizitës në vendin ku preheshin nëna dhe motra e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Sipas shkrimeve të motrave të misionit, që shoqëronin Nënë Terezën, kërkesa e parë e saj sapo mbërriti në Rinas, ishte te vizitonte vendin ku preheshin nëna dhe motra, të vendoste lule mbi varrin e tyre. Kjo kërkesë do të pranohej nga regjimi i kohës, vetëm me kushtin nëse fillimisht ajo do te vizitonte varrin e Enver Hoxhës. Regjimi komunist e kishte përgatitur këtë vizitë sipas një protokolli rigorozisht të kontrollueshëm. Qëndrimin e saj e kam menduar dhe shpjeguar si një pajtim, që vetëm ajo si një qenie e pastër e Zotit mund ta bëj, si një qenie që nuk mban mëri, mbase edhe për të kërkuar mëshirë për shpirtra të paqetë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?