Liria e medias,Shqipëria përsëri e 82-ta, asnjë ndryshim

Në raportin e fundit për lirinë e shprehjes në shtyp, nga Reporterët pa Kufij, Shqipëria është pozicionuar në rendin e 82. Duhet kujtuar se është i njëjti vlerësimin si nga viti i shkuar. Në total janë 180 vende pjesë e këtij raporti.

Për Shqipërisë është shkuar se rruga për në BE është shumë e gjatë dhe me sfida që kërkojnë vëmendje dhe realizim të menjëhershëm. Raporti është titulluar, “Liderët paranojak në lidhje me gazetarët”.

Në bazë të raportit vjetor të Komisionit Europian në fund të 2015 për pranim e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është vënë theksi tek zbatimi më i mirë i legjislacionit që garanton lirinë e shprehjes e që është e nevojshme, thanë ekspertët e BE-së. Shpifja është e dënueshme me gjobë dhe jo burgim që nga viti 2012. Pavarësisht lirisë së informimit ligjeve të miratuara në vitin 1999 dhe 2014, qasja në informata nga shteti vazhdon të jetë e kufizuar dhe AMA është e politizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendin e parë që ofron liri të të shprehur dhe nuk ka ndikim nga shteti ende e mban Finlanda dhe e fundit është Eriteria. Indeksi rendit 180 vende të botës në bazë të lirisë që kanë gazetarët në secilin prej tyre. Europa me 19.8 pikë vazhdon të ketë median më të lirë në të gjithë globin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?