Liria e shprehjes, polemika në Francë. Arrestohet komiku Dieudonné

Veç rikthimit të vëmendjes tek rreziku i terrorizmit, sulmi mbi revistën satirike Charlie Hebdo ka hapur në Francë një debat të gjerë mbi lirinë e shprehjes. Një komik francez, Dieudonné M'bala M'bala, është vënë arrestuar nga policia, pasi të dielën shkruajti një mesazh në faqen e tij në Facebook: Je suis Charlie Coulibaly –Unë jam Charlie Kulibali, (Kulibali ishte terroristit që kreu pengmarrjen në supermarketin Cacher). Gjatë javës ai pati edhe disa polemika publike me Ministrin e Brendshëm dhe Kryemistrin Manuel Valls. Dieudonné është kritikuar shpesh për vënie në lojë të hebrenjve.

Në vitin 2003, disa kritikë thanë se “ai kishte kaluar limitet e antisemitizmit”. Mjaft organizata e akuzuan për nxitje të urrejtjes racore. Asokohe Dieudonné, me babain nga Kameruni dhe nënën franceze, refuzoi të kërkonte ndjesë dhe denoncoi Sionizmin dhe lobin hebre. Revista satirike Charlie Hebdo është kritikuar gjithashtu për fyerje ndaj profetit Muhamed dhe fesë islame. Ajo ishte objekt sulmi edhe në vitin 2011 për të njëjtin motiv. Edhe në atë kohë, ashtu si gjatë masakrës së javës që shkoi, ku terroristët vranë 12 persona, akti terrorist u konsiderua si sulm ndaj lirisë së shprehjes. Por a nuk është sulm ndaj lirisë së shprehjes edhe hetimi ndaj komedianit vetëm përse ai shprehu një mendim të tijin? Kjo është pyetja që po ngrihet në Francë. Një polemikë më shumë, shkruan Le Monde.

Hetimi u hap pasi Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve e quajti polemikën e Dieudonné si “poshtërim” kur ai foli për këtë çështje gjatë një vizite në një komunitet hebraik në Paris.

Të hënën, pak minuta pasi prokurori i Parisit tha se ndaj komikut kishte nisur një hetim, Dieudonné publikoi një letër të hapur drejtuar Ministrit të Brendshëm, në të cilën i ofronte “të bënin paqe”.

Nga ana e tij, Kryeministri Manuel Valls tha se “nuk duhej ngatërruar liria e shprehjes me antisemitizmin, racizmin dhe mohimin e Holokaustit. Racizmi, antisemitizmi, mohimi i holokaustit dhe apologjia e terrorizmit, nuk janë opinione, por krime”, – u shpreh ai i pyetur nga mediat për rastin Dieudonné.

Ministri i Brendshëm tha nga ana tjetër se ai komiku po përhapte ideologjinë e urrejtjes. Dieudonné iu përgjigj duke botuar një kopertinë të Charlie Hebdo të 10 tetorit 2012, ku shfaqej një karikaturë e terroristit Muhamed Merah, që në mars të atij viti kishte kryer një akt terrorist në Tuluzë, me titullin “Kthehu Muhamed Merah”.

“Me këtë shthurje të patolerueshme, a nuk është në të njëjtin nivel më një prej ideatorëve të sulmeve të 7 janarit 2015? Kush janë përgjegjësit e vërtetë? Kush e propagandon ideologjinë e urrejtjes?” – shkruan Dieudonné në blogun e tij.

Në të vërtetë Charlie Hebdo është kritikuar shpesh për provokimet e saj. Madje revista satirike u ndalua në vitin 1970 pasi u tall me vdekjen e presidentit francez Charle de Gaulle (Sharl dë Gol).

De Gaulle ndërroi jetë në nëntor të vitit 1970 në fshatin e tij të lindjes, në Colombey-les-Deux-Églises, 8 ditë pas një tragjedie në një klub nate ku gjetën vdekjen 146 persona.

Charlie Hebdo publikoi në faqen e parë një karikaturë me titullin “Ballo tragjike në Colombey, 1 i vdekur”. Si rezultat i këtij titulli, ajo u ndalua. Edhe titulli i saj Charlie Hebdo, (dikur quhej Hara – Kiri) është një tallje me Charles de Gaulle.

Charlie Hebdo Xhamia e Madhe e Parisit bëri një padi penale nga kryeredaktorit të saj. Në 2008, disa grupe hebrenjsh e akuzuan për antisemitizëm, pasi karikaturisti Siné, (Maurice Sinet) shkruajti se Jean Sarkozy, djali i ish –presidentit, kishte njoftuar se do të konvertohejnë hebre përpara se të martohej me një vajzë izraelite. Karikaturisti u pushua nga puna nga i njëjti kryeredaktor që u denoncua nga Xhamia e Madhe e Moskës, Philipe Val.

Në shkurt të vitit 2006, kur publikoi karikaturat e para të Muhamedit, me titullin “Muhamedi, i tronditur nga fondamentalistët” dhe me një citat të profetit “Është e vështirë të adhurohesh nga idiotët” ,Charlie Hebdo u kritikua edhe nga presidenti Jacque Chirac, për provokime të dukshme që mund të ndiznin pasione. “Çdo gjë që mund të lëndojë bindjet e dikujt tjetër, veçanërisht bindjet fetare, duhet shmangur”, -deklaroi asokohe Chirak. Ai ishin karikaturat provokuese të Charlie Hebdo liri e shprehjes apo fyerje ndaj jo të ngjashmëve? Po postimi në Facebook i komikut Dieudonné, ishte apologji e terrorizmit apo liri e shprehjes? Këto pyetje që janë kthyer në objekt debati sot në Francë po kërkojnë përgjigje edhe në vende të tjera.

SHKARKO APP