”Liria ka emër”/ Mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi nga Tirana: Liderët e UÇK-së janë burgosur pa prova

Tirana u vesh këtë të premte për orë me radhë me ngjyrat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mijëra shqiptarë nga trojet u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, në protestën për mbështetje të UÇK-së dhe ish-liderëve të saj që mbahen në qelitë e Hagës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Mes protestuesve kishte familjarë të luftëtarëve të rënë në këtë luftë, ish-luftëtarë dhe vetë djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi. Ish-luftëtari i UÇK-së, Abdulla Veseli, ngriti akuza ndaj shqiptarëve që, sipas tij, kanë spiunuar dhe kanë çuar në Hagë 4 ish-komandantët e UÇK-së që sipas tij masakrat janë kryer nga serbët.

Një delegacion i shqiptarëve të Preshevës që mbërriti në Tiranë në protestën në mbështetje të UÇK-së, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare të Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se ata duan t’i përçojnë një mesazh Hagës, duke mbështetur ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kolegët e tij që, sipas tij, mbahen padrejtësisht në Hagë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Liderët e UÇK-së janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qarqet e errëta serbo-ruse”, kjo ishte kryefjala e çdo deklarate që erdhi nga sheshi kryesor i Tiranës, ku me radhë morën fjalën kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ish-prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, ish-Presidenti Alfred Moisiu dhe kreu i BDI, Ali Ahmeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?