Lirimi i Fullanit, Braçe: Prokuroria të zgjerojë hetimet ndaj tij

 

Deputeti Erion Braçe, një ditë pas vendimit të gjykatës për lirimin nga të gjitha akuzat të Ardian Fullanit dhe shpalljen të pafajshëm, nuk është aspak i kënaqur duke kërkuar nga prokuroria “të zgjerojë hetimet nën gjetjen e gjykatës mbi të gjithë Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe t'i marrë të pandehur, po të gjithë. Nga ish-anëtari dhe kryetari i Këshillit Mbikqyrës Adrian Fullani, deri tek më i fundit anëtar”.

Braçe ngre pyetjen. “A e kuptoni ç'ka thënë gjykata?”.

Dhe si përgjigje ai shkruan: “Guvernatori i Bankës nuk ka kryer krim, por si anëtar e kryetar i Këshillit Mbikqyrës e ka konsumuar këtë; bashkë me shokët!! Por meqë prokuroria e ka paditur vetëm si guvernator, gjykatësi nuk e ka lexuar nenin 161 të Kushtetutës ku thuhet qartë se këshilli drejtohet nga guvernatori dhe për këtë e shpall të pafajshëm”.

 

SHKARKO APP