Lirimi i hapësirave publike, IKMT: 20 objekte pa leje po shemben në Theth

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Shkodër (IMT bashkia Shkodër), ka nisur sot një aksion të koordinuar në zonën e mbrojtur të Thethit, me qëllim prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

IKMT bën të ditur se “gjatë ditës së sotme është planifikuar ndërhyrja në 20 objekte/struktura të ngritura në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”.

“Aksioni do të vazhdojë në ditët në vijim me goditjen e ndërhyrjeve të paligjshme në zonën turistike të Thethit”, theksoi IKMT në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama në të gjitha qytetet e vendit dhe zonat turistike vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet abuzive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?