Lirimi i plazheve të zaptuara, Voda inspektim në Durrës
Zvëministrja e Brendshme, Rovena Voda, së bashku me Prefektin e Qarkut Durrës, Roland Nasto, i cili drejton Task-Forcës Vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik, ku zhvilluan një inspektim të masave në plazhet e liruara, të zaptuara nga subjekte në mënyrë të paligjshme në zonën e Currilave dhe Golemit, gjatë aksioneve të ditëve të fundit nga Policia e Shtetit.
Të pranishëm në inspektim ishin kryetarja e bashkisë Durrës, Valbona Sako, drejtues të tjerë vendor të Policisë dhe të Policisë Bashkiake. Gjatë inspektimit, Voda takoi edhe një prej patrullave me forca policore italiane, të cilat janë të angazhuara në mbarëvajtjen e sezonit veror në Shqipëri.
Grupi i Task-Forcës së ngritur nga Prefekti ku pjesë e së cilës është dhe Policia Bashkiake, ka vijuar pa ndërprerje aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhe të zaptuara nga sipërmarrës privat. Ky aksion është vlerësuar edhe nga pushuesit dhe qytetarët e Durrësit.