Lirimi i Tahirit, deputeti i PS: Ishte normale, Gjykata e Apelit korrigjoi vendimin

Për deputetin socialist Adnor Shameti, i cili është edhe profesionist i së drejtës, vendimin për lirimin e Saimir Tahirit e konsideron si normal. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai shpjegon procedurën që sipas tij Gjykata e Apelit korrigjoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Adnor Shameti: Unë flas në emër të PS, si deputet i kësaj mazhorancë dhe nuk kam tagër të flas si përfaqësues i ambasadës. Për mua si profesionist dhe si praktikues i së drejtës për më shumë se 20 vite nuk më bën asnjë çudi, ndryshimi i masës së sigurisë për zotin Tahiri. Nuk e shikoj si ish-ministrin e Brendshëm, e shikoj si qytetar të Republikës së Shqipërisë. Në kodin e procedurës penale janë të përcaktuar kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit. Si profesionist i së drejtës nuk më bën asnjë çudi ndryshimi i masës pasi i tillë duhet të kishte qenë edhe vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që nuk duhet të kishte caktuar masë të ndryshme sigurimi për zotin Tahiri. Pse e them këtë?! Këtë e them në bindjen time të plotë juridike pasi që nga momenti kur gjykata kishte caktuar një masë sigurimi për Tahirin dhe deri në momentin e dytë kur ai dha dorëheqjen nga mandati  i deputetit dhe nuk kishte më asnjë pengesë ligjore qoftë për të caktuar ndaj tij masa e sigurisë arrest me burg, nuk ka pasur asnjë ndryshim në kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit. Në këto kushte ishte gjëja më normale që Gjykata e Apelit të korrigjonte atë vendim që u dha nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Shameti tha se brenda dy muajsh do të jetë kompletuar e gjithë trupa e KLP dhe KLGJ, duke i hapur kështu rrugë implementimit të paketës të reformës në drejtësi dhe organave të sistemit të drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Adnor Shameti: Jemi duke përfunduar edhe ligjet e fundit të paketës së reformës në drejtësi. Nuk diskutohet që shumica e ligjeve të reformës, ato që ishin me shumicë të cilësuar u miratuan në legjislaturën e shkuar. Tani kemi përmbyllur disa ligje ku në përfundim kemi ligjin për avokatin ku duhet të kalojë javës tjetër, sikurse kemi dakordësuar për qëndrimet e tjera të reformës. Është e rëndësishme që opinioni publik të jetë i qartë që ky parlament e ka përfunduar punën e vet në ngritjen e KLP dhe KLGJ, në përzgjedhjen e 5 anëtarëve të caktuar nga Kuvendi. Organet e vetingut janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme në shoshitjen paraprake të kandidaturave që janë për në KLP dhe KLGJ dhe duke iu referuar deklaratave të tyre mendojnë se brenda një afati dy mujor të jetë kompletuar e gjithë trupa e KLP dhe KLGJ dhe kjo i hap rrugë të plotë implementimit të paketës të reformës në drejtësi dhe organave të sistemit të drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?