Lirimi i Tauland Manaj, Prokuroria: Do apelojmë vendimin
Qeveria kërkon që gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela të shkarkohet. Në emër të Ministrisë së Drejtësisë, zv/ministri Toni Gogu përmes një deklarate për shtyp, i kërkoi Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa deri në shkarkimin e Çelës.
Prokuroria e Vlorës ka vendosur që ta apelojë vendimin e lirimit nga burgu të Tauland Manaj. Sipas dokumentit, prokuroria vetëm dy ditë pas dhënies së vendimit nga gjyqtaraj Herila Çelaj për lirimin e Tauland Manaj (Beqiraj) ka dorëzuar rekursin e saj në Gjykatën e Vlorës.
Më 8 gusht prokuroria e Vlorës ka dërguar kërkesën e saj për ankimimin kundër vendimit për heqjen e masës arrest me burg ndaj Tauland Manaj. Në kërkesën e firmosur nga prokurori Saimir Smaka renditen edhe tre akuzat e rënda ndaj Tauland Manajt.
KOHA JONË SONDAZH

