Lirimi i trafikantit Naser Gashit, Krimet e Rënda japin masën e sigurisë për katër policët

Krimet e Rënda kanë dhënë sot masën e sigurisë për katër policët e Kukësit që dhanë vendimin për lirimin e  Naser Gashit, të dënuar me 7.4 vite burg.

naser-gashi-770x422

Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshuan masën e sigurisë për të arrestuarin Kujtim Spahiu, duke e lënë në “arrest në shtëpi”. Gjithashtu, janë lënë pa masë sigurie edhe dy oficerët që ishin detyrim paraqitje, Ferdinad Xheta dhe Shkelzen Ibajn. Për të shpallurin në kërkim, Agim Basha u rikonfrimua masa “arrest në burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj katër policëve ka nisur një hetim, sipas të cilit, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe në mos-përmbushje të ushtrimit të detyrës, kanë sjellë pasojë lirimin nga dhomat e paraburgimit të shtetasit Naser Gashi, të cilin Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 7.4 vjet burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimi

Hetimet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kukësit nisën pas denoncimit të bërë nga zv.drejtori i Hetimit, Shkëlqim Pepkolaj, i cili prej disa ditësh është larguar jashtë vendit, duke kërkuar azil politik bashkë me familjen. Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e 17 tetorit 2018, në pikën kufitare të Morinës, është paraqitur në dalje një person më identitetin Samir Bula. Ai udhëtonte me makinën e tij tip “Audi” me targa 05808 DH, ndërsa si pasagjer ishte Ron Nimani.

Policia e ka përzgjedhur Samir Bulën për kontroll në vijë të dytë, pasi kishte dyshime se përdorte dokumente të falsifikuara. Ai është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Kukësit, ku i është nënshtruar identifikimit nëpërmjet shenjave të gishtërinjve, nga ku ka rezultuar se personi në fjalë nuk ishte Samir Bula, por Naser Gashi i datëlindjes 1960, nga Mitrovica e Kosovës, i cili rezultonte i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë, me 7 vite e 4 muaj burgim.

Ai ishte shpallur në kërkim me kartelë të kuqe, pasi i mbeteshin edhe 2454 ditë burg për të vuajtur. Policia e Kukësit ka bërë arrestimin e personit në fjalë, por më pas prokurorja Rita Gjati ka urdhëruar lirimin për shkelje procedure. Në vendimin e firmosur prej saj thuhet se “në rastin konkret nuk janë respektuar kërkesat e ligjit për arrestimin në flagrancë dhe në këto kushte duhet të bëhet lirimi i menjëhershëm i Naser Gashit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?