Lirimi i tre policëve të Kosovës, Pollo: Deklaratat e Ramës treguan padobinë e ”Ballkanit të Hapur”
Ish-deputeti i PD Genc Pollo, thotë se deklaratat e mbajtura nga kryeministri Edi Rama treguan padobinë e ”Ballkanit të Hapur” dhe raportin miqësor me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
“Fillimi i dialogut është më e mira për Kosovën. Për policët e rrëmbyer, qe një rast ku u prononcua dhe Rama. Tha gjëra që duhen, por pikërisht kjo deklaratë tregoi padobinë e Ballkanit të Hapur dhe raportet miqësore me Vuçiç.
Edhe vetë Rama tha që rrëmbimi i tyre ishte një gjë e rëndë. Kjo tregoi kufizimet e mëdha që kanë këto dy nismat e Ramës”, u shpreh Pollo.