Lirimi nga qelia, si u “zerua” rrezikshmëria e Fatjon Muratit nga e njëjta gjyqtare

Në dhjetor 2022, gjyqtarja e Tiranës, Migena Laska, e njëjta që caktoi për të masën e sigurisë “arrest në burg” për Fatjon Muratin, vendosi të zbusë masën në “arrest në shtëpi”. Në të parin që e la ne qeli në 11 tetor, gjykata shprehet se personi nën hetim paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar. Sipas gjykatës, ekzistonte rreziku i prishjes së provave dhe shmangies nga hetimi.

Përfundimi i hetimit, ka çuar në lehtësimin e kushteve ligjore për Muratin, që çuan me pas në lirimin e tij. Prokuroria ka rikualifikuar veprën penale, duke e bërë përgjegjës Muratin për mbajtje të armës së zjarrit në banesë, për të cilën marzhi i dënimit është nga 1 në 3 vjet burg.

Në vendimin e lirimit, të 28 dhjetorit 2022 gjykata arsyeton se personin nën hetim nuk rezulton të ketë ndonjë rrezikshmëri të lartë, apo të veçantë, të bazuar në prova dhe se rezultonte se arma në kutinë e së cilës ishte gjurma e gishtit të tij nuk ishte përdorur në asnjë ngjarje kriminale.

Në listën e rrethanave lehtësuese ishin edhe mungesa e precedentëve të mëparshëm penale, nënën e moshuar në nevojë për përkujdesje dhe bashkëjetuesja në rrethana të vështira psiko-emocionale, që ndihej e vetme në rritjen dhe edukimin e fëmijës së tyre.

SHKARKO APP