“Liro të arrestuarit!” Kushti i Shehut për t’u takuar me Ramën
“Pasi dje kryetari i Bashkisë së Kukësit më ka kërkuar me shkrim një takim për këtë temë, unë do të ulem me të qysh të hënën për të bashkëbiseduar, sigurisht duke shpresuar se deri të hënën, ai do të jetë distancuar jo nga kundërshtia për pagesën, por nga dhuna kriminale e ditës së sotme”.
Kjo deklaratë e së shtunës nga Kryeministri Edi Rama, por vala e arrestimeve gjatë natës në Kukës duket se e bën të pamundur këtë takim.
Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu flet për arrestime të paligjshme, pa hetim dhe vetëm në radhët e hallexhinjve. Në zyrën e tij janë familjarët e të arrestuarve që i kërkojnë të mos e takojë kryeministrin Rama pa kusht. “Mos e tako pa u liru bijtë tanë”, ishte kërkesa e qytetarëve.
Shehu tha se i ka kërkuar kryeministrit që prej vitit 2016 të flasë me kuksianët për këtë çështje. Zyrtarisht para medias kryebashkiaku reflektoi kërkesën që ju bë në takim. “Nuk mund të shkoj në takim kur qytetarët e mi janë të arrestuar”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

