Lirohen banorët e Jalës: S’kemi strehë mbi kokë

Janë lënë të lirë banorët e Jalës, të shoqëruar pas përplasjes me policinë. Në mesin e të shoqëruarve, ishtze edhe një vajzë minorene.

Ata apelojnë për mbështetje. ”Këtë mëngjes, jemi zgjuar të pastrehë. Pa shtëpi, pa veshmbathje, pa asgjë. Mirë objektet e skualifikuara nga ALUIZNI, por na kanë prishur edhe shtëpinë e vjetër ekzistuese përpara ’90”,-shprehen ata.

9 objektet janë banesa dhe hotele, të skualifikuara nga ALUIZNI si ndërtime të paligjshme. Por, banorët thonë se kanë dokumente të rregullta dhe tokën e kanë të përfituar nga ligji 7501. IKMT sqaron se njoftimi për këta pronarë është bërë që në datën 15 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?