Lirohet 63-vjeçari i ndaluar në Itali, dyshohej se kishte vrarë Anxhela Meçanin
Nuk ka prodhuar rezultatin që pritej nga hetuesit, ndalimi i burrit 63 vjeçar, nga Cuneo, që u dyshua se ishte autori i vrasjes së Anxhela Meçanit, shqiptares 19-vjeçare që gjeti vdekjen teksa u hodh në rrugët e Italisë.
Mediat italiane raportojnë se 63 vjeçari pasi ka kaluar gjithë natën në polici duke u marrë në pyetje, është lënë sërish i lirë, pasi nuk kanë qenë elementet dhe provat e nevojshme për ta mbajtur të ndaluar lidhur me akuzat.
Zhvillimet e papritura ndodhën pasditen e së enjtes, kur agjentët e policisë shoqëruan nga shtëpia e tij një burrë në Fossano dhe e çuan në polici për ta marrë në pyetje. Makina e tij Mercedes u sekuestrua dhe iu nënshtrua disa inspektimeve, për të verifikuar nese ishte ajo makina nga e cila gjeti vdekjen shqiptarja.
Hetimet tashmë vijojnë për të kuptuar rolin që ka pasur 63-vjeçari në këtë krim, për të kuptuar mbi të gjitha si vdiq Anxhela, nga kush u përplas dhe përse.
Mediat italiane i referohen autopsise dhe thone se ajo eshte perplasur nga nje makine ne rruge, ndryshe nga sa u tha fillimisht se ajo ishte dhunuar dhe me pas rrezuar nga makine.
Autopsia tregon se ajo eshte shtypur nga nje makine qe ma pas ka ikur me shpejtesi pa e ndihmuar. Ne fjalet e fundit ne spital, raportohet se Anxhela ka treguar per mjeket se “Nuk me pagoi, une rashe”.
KOHA JONË SONDAZH

