Lirohet avokati Genc Gjokutaj
Gjykata vendos detyrim me paraqitje për avokatin Genc Gjokutaj. Gjokutaj u ndalua mbrëmjen e 17 dhjetorit 2016 pasi nuk iu bind sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar
Ndaj tij u ngritën akuza për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë̈ së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
Sipas policisë, 49-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.
Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentet e mjetit, por kanë hasur në rezistencën e tij.
“Gjokutaj nuk ka pranuar t’i japë dokumentet punonjësit të policisë por ka filluar t’i ofendojë ata.
Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar sëbashku me mjetin në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale”, thuhej në deklaratën e policisë.
Gjokutaj është ndaluar për një kontroll rutinë, ndërsa ka rezultuar se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Ky incident i Gjokutajt me policinë vjen pas atij të nëntë muajve më parë kur iu hoq patenta, për tejkalim shpejtësie.
KOHA JONË SONDAZH

