Lirohet Besnik Doçi – Banori i “Astirit” flet pas daljes nga policia
Besnik Doçi banori i “Astirit” flet pas lirimit nga Komisariati Nr.2 në kryeqytet.
Doçi ka sqaruar se ka nisur të ndërtojë një shtesë prapa banesës që rrezikon t’i shembet, pasi një gjë e tillë i është premtuar nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.
Doçi i lirua në sajë të këmbënguljes së banorëve të tjerë të zonës, të cilët rrethuan komisariatin.
“Po ndërtoja një shtesë pas banesës që duan të ma prishin, i kërkoj Erion Veliajt që të mbajë premtimin”, është shprehur Doçi.

KOHA JONË SONDAZH

