Lirohet me kusht anëtari i bandës së Durrësit
Është lënë i lirë anëtari i bandës së Durrësit, Selman Heta. Mësohet se Heta e ka fituar lirinë me kusht, pas vendimit të trupit gjykues në Mat.
Sipas “News24”, Hetës i kishin mbetur për të vuajtur edhe 3 vite 6 muaj burgim. Sakaq mësohet se prokuroria ka ankimuar vendimin për lirimin me kusht të tij.
Selman Heta i vetëquajtur vrasës me pagesë është personi që ka zbërthyer gjithë veprimtarinë e Bandës së Durrësit, por më pas gjatë procesit i ka tërhequr deklaratat e tij.
Gjithashtu raportohet se, më herët, Hetës i është refuzuar “leja shpërblyese” nga burgu, për shkak se policia nuk kishte dhënë garanci për të, duke e konsideruar person me rrezikshmëri të lartë.