Lirohet nga burgu ish-këshilltarja e Ahmetajt, Alda Klosi

Ish-drejtoresha e Ministrisë së Financave, Alda Klosi është liruar nga burgu këtë të enjte, pasi përfundoi dënimin.

Gjykata e dënoi me 20 muaj burg më 19 mars të këtij viti, ndërsa përfitoi zbritjen e një të tretës së dënimit.

Ajo do të qëndrojë në arrest shtëpie për akuzën e dytë ndaj saj për pastrim parash.

Në banesën e Klosit u gjetën shuma të mëdha parash, por edhe bizhuterish. Ndërkohë pastruesja e saj, Rozeta Dobi akuzohet se ka vjedhur në banesën e Klosit një shumë të madhe parash, në bashkëpunim me djalin e saj.

SHKARKO APP