Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj: Uroj që askush të mos e provojë qelinë
Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, është liruar nga burgu si përfitues i amnistisë penala, e cila nisi të zbatohej ditën e sotme.
“Uroj që askush të mos e provojë eksperiencën e burgut” tha Frrokaj pasi doli nga ambientet e burgut të Reçit në Shkodër ku qëndroi që prej momentit ku vendimi mori formën e prerë.
Ish-kryebashkiaku i Lezhës, është dënuar edhe nga Gjykata e Posaçme me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone. Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.