Lirohet nga burgu Tire Alldervishi, gjykata i ndryshon masën e sigurisë

Gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për sanitaren Tire Alldervishi e cila ishte e përfshirë në skandalin e ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi mori ryshfet nga vajza e një pacienteje me koronavirus.

Nga arrest me burg, ajo do ta shlyejë dënimin në shtëpi.

Alldervishi, sanitare në spitalin COVID 2 u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj. Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.

SHKARKO APP