Lirohet nga detyra drejtoresha e QSHA, Rezana Vrapi

Ministrja Kushi ka liruar nga detyra drejtoreshën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi. Arsyeja e lirimit nga detyra nuk është shpjeguar ndërkohë që në këtë detyrë është emëruar Aurora Balliu.

Qendra e Shërbimeve Arsimore është vendosur shpesh në qendër të kritikave nga maturantët, në lidhje me testet e Maturës Shtetërore.

Vitet e fundit, maturantët kanë hasur vështirësi në hartimin e tezave dhe kanë pretenduar se janë ilustruar tema që nuk janë zhvilluar gjatë orëve mësimore në gjimnaz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?