Lirohet nga detyra prefekti i Kukësit

Këshilli i Ministrave vendosi lirimin e Agron Gecës nga detyra e prefektit të Qarkut të Kukësit dhe emërimin e Dritan Bajit në këtë pozicion.

Në vendimin e qeverisë thuhet se ky ndryshim bëhet në mbështetje të ligjit “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, dhe me propozimin e ministrit të Brendshëm.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Mjeku radiolog Agron Geca u emërua në këtë post në dhjetor të vitit 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?