Lirohet nga detyra prefekti në Gjirokastër, me vendim qeverie emërohet një tjetër (Emri)
Aktualitet E Mërkurë, 21 Tetor 2020 16:43
Fax News raporton se është liruar nga detyra e Prefektit të qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj. Me vendim qeverie është emëruar prefekti i ri i qarkut.
Ai është Odise Kote, i cili deri më tani mbante postin e drejtorit të Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër.
Në ditët e ardhshme do të ketë lëvizje të tjera në radhët e drejtuesve në Gjirokastër. Odise Kote ka shpërbyer për disa vite edhe si nënkryetar i Bashkisë Gjirokastër.