Lirohet nga detyra prefektja e Tiranës, zëvendësohet nga…

Prefektja e Qarkut të Tiranës, Suzana Jahollari, lirohet nga detyra. Në vend të saj sipas vendimit të këshillit të ministrave është emëruar Toni Gogu.

Ky i fundit aktualisht është kryetar i Këshillit Bashkiak në Tiranë, ndërkohë që më herët ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Prefektja Jahollari ishte emëruar në vitin 2019, dhe është e para femër kolonele në Shqipëri, si dhe lektore në Akademinë e Mbrojtjes.

Jahollari, ka kryer disa kualifikime në Holandë dhe SHBA, si dhe është aktivizuar në forumet e NATO-s në lidhje me barazinë gjinore dhe të tjera.

SHKARKO APP