Lirohet Shkreli në SHBA, por me 5 milion dollarë garanci

 

Shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli, është liruar nga burgu pasi la si garanci një shumë prej 5 mlionë dollarësh.

Shkreli u arrestua një ditë më parë në shtëpinë e tij në New York nga agjentët e FBI.

Ai akuzohet për mashtrim dhe shmangie të taksave. Para disa muajsh Shkreli përmes një kompanie farmaceutike, rriti me 5000% çmimin e një ilaçi kundër HIV/AIDS. Veprimi i tij shkaktoi shumë zemërim në SHBA. Pati protesta dhe reagime kritike në media.

Para hetuesve Shkreli hodhi poshtë akuzat për të cilat u arrestua.

SHKARKO APP