Lirohet shoferi i aksidentit ku humbi jetën mësuesja

Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë të lirë shoferin e makinës, i cili shkaktoi aksidentin në Arrëz të Devollit, ku si pasojë humbi jetën mësuesja Luiza Dule 48-vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi për Çlirimin Hoxhën masën ”arrest me burg” por Apeli e la të lirë, me kusht garancinë pasurore prej 3 mln lekë të vjetra.

Aksidenti i rëndë ndodhi në 19 dhjetor të 2018 në Arrzë të Devollit, ku në fuoristradën ku po udhëtonin 7 persona, humbi jetën mësuesja, ndërsa u plagos infermierja dhe 5 persona të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?