Lirohet shoferi që izoloi Darzezën, pritet ndërtimi i një ure provizore
Shoferi që shkatërroi urën e Darzezës në Fier pasi kaloi mbi të me një mjet të tonazhit të tonazhit të Rëndë është nxjerrë nga qelia. Gjykata e Fierit vendosi që hetimi ndaj 52-vjeçarit do të vijojë me masën “arrest shtëpie”. Zona turistike në Fier mbetet ndërkohë e izoluar në pritje të ushtrisë që do të ndërtojë një strukturë provizore, ashtu siç bëri edhe pas përmbytjeve të 2017.
Gjykata e Fierit nxorri nga burgu, shoferin 52-vjeçar që shkatërroi urën e Darzezës pasi kaloi mbi të me një mjet me tonazh mbi kapacitetin e strukturës.
Togat e zeza vendosën që Luftar Panahori, të vazhdojë të hetohet me masën e “arresti në shtëpi”.
Shoferi u vu në prangat në kushtet e flagrancës nga Policia e Fierit me akuzën e shkatërrimit të rrugëve.
Sipas ekspertizës, mjeti që 52-vjeçari drejtonte kishte një peshë rreth 56 tonë, disa herë më e madhe se kapaciteti prej 15 tonësh që përballonte struktura metalike me shtresë dërrase.
Panahori tentoi të kalojë mbi strukturë duke shkelur sinjalistikën për tonazhin e përcaktuar e për pasojë, ura u shemb dhe mjeti ai drejonte 52-vjeçari përfundoi në mes të lumit.
Pasojat e veprimit të 52-vjeçarit ende po i vuajnë banorët e Darzezës të cilët janë të izoluar edhe pse ata më herët e kishin ngritur alamin në media për rrezikun e urës.
Ura e Darzezës ishte ndërtuar nga Forcat e Armatosura në vitin 2017 pasi përmbytjet e asaj kohë shembën atë ekzistuese në atë kohë.
Zyrtarët e Emergjencave në Fier, thonë se edhe ura e re e re provizore do të ndërtohet sërish nga ushtria sipas tyre brenda pak ditësh.
Por deri në atë kohë, rreth 2000 banorë do ta kenë të gjatë rrugën për në shtëpi, pasi duhet të bëjnë disa dhjetra kilometra shtesë për të dalë apo hyrë në fshat me makinë.