Lirohet tutorja dhe vajzat shqiptare që ofronin “seks online” nga Tirana

Kujtojmë se vajzat shqiptare kishin një faqe të dedikuar në internet, tek e cila mund të abonoheshin klientë nga e gjithë bota. Mësohet gjithashtu se faqja ku ofronin shërbimet e tyre vajzat shqiptare nga 18 deri në 30 vjeç, quhet “Star Privat”.
Sipas policisë L.B pasi mashtronte vajzat për punësim i detyronte ato për të kryer prostitucion me anë të kompjuterit me persona të cilët më parë duhet të paguanin për abonimin për të parë vajzat e zhveshura.
Para se të nisnin punën vajzat instruktoheshin gradualisht deri sa të aftësoheshin për kryer sex online. Sipas të dhënave të policisë ky aktivitet i paligjshëm zhvillohej prej 9 muajsh, ndërsa nën vëzhgim janë edhe disa faqe të tjera, që ka dyshime të kenë punësuar vajza nga Shqipëria.
KOHA JONË SONDAZH

